Erdogan jep urdhrin, Turqia do të rindërtojë kishat e shkatërruara nga terroristët e PKK-së

Kishat historike në Turqinë lindore, të cilat u shkatërruan katër vjet më parë nga terroristët e PKK-së, do të rindërtohen nga Qeveria e Turqisë, theksuan sot zyrtarët.

Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Planifikimit Urban lidhi kontakt me Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfit (VGM), e cila menaxhon fondacionet fetare, pasi komuniteti i krishterë tha se nuk ishin në gjendje të paguajnë për restaurimin e dy kishave, raporton AA.

Kishat Shën Giargos dhe Mar Petyun Keldani në qarkun Sur të provincës Diyarbakir datojnë nga shekujt 14 dhe 17.

Duke folur për AA, prefekti i distriktit, Abdullah Ciftci, tha se Sur kultivon histori të gjatë turke të harmonisë ndërfetare.

Xhamia Fatif Pasha dhe Seyh Muhta, minarja historike Dort Ayakli dhe kisha protestante armene në provincën tashmë janë rindërtuar.

“PKK nuk ka respekt për vlerat fetare, gjë që është treguar nga shkatërrimi i xhamive dhe kishave. Së shpejti do të fillojnë punimet për rinovimin edhe të dy kishave. Ne i shohim vlerat e feve tjera si tonat, dhe përpiqemi t’i mbrojmë ato. Ato janë pjesë e qytetërimit tonë dhe meritojnë respekt. Të gjitha vendet historike të adhurimit do të riparohen dhe do të hapen për besimtarët”, tha Ciftci.

Gjatë fushatës terroriste kundër shtetit turk, që është duke zgjatur më shumë se 30 vjet, PKK, të cilën Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, e kanë karakterizuar si organizatë terroriste, është përgjegjëse për vdekjen e thuajse 40.000 personave.

Metin Evsen, drejtori rajonal i VGM-së, theksoi se punojnë shumë në riparimin e kishave që ka shkatërruar PKK-ja.

“Rindërtimi i kishës protestante armene përfundoi vitin e kaluar, ndërsa rinovimi i kishës katolike armene është ende në zhvillim e sipër. Këto dy restaurime kushtojnë rreth 1.8 milion dollarë,” tha Evsen.

Kisha e Shën Giargos u ndërtua në vitin 1376 dhe njihet si kisha më e madhe armene në Lindjen e Mesme. Gjatë Luftës së Parë Botërore, ushtria gjermane e përdori atë si seli, dhe pas luftës u shndërrua në një depo.

Midis viteve 1960 dhe 1980, komuniteti armen ktheu kishën në pronësi, por për shkak të migracioneve masive nga zonat urbane ishte bosh për disa vjet. Ajo u rindërtua dhe u rihap në tetor të vitit 2011, por pastaj u shkatërrua nga terroristët e PKK-së.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet