Erdogan: Gjendja e jashtëzakonshme do të hiqet pas zgjedhjeve

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan theksoi se gjendja e jashtëzakonshme, në fuqi që prej grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016, do të hiqet menjëherë pas zgjedhjeve më 24 qershor.

“Gjëja e parë që do të bëhet… do të jetë heqja e gjendjes së jashtëzakonshme”, deklaroi presidenti turk në një intervistë televizive të publikuar sot, transmeton Gazeta e Re.

Pak kohë më parë, Erdogan kishte konfirmuar se ky gjendje, do të hiqej vetëm kur kërcënimi terrorist të ishte eliminuar në Turqi.

Por, javën e kaluar, në sfondin e fushatës zgjedhore, ai kishte konfirmuar se po mendonte heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme pas zgjedhjeve.

Erdogan do të kërkojë më 24 qershor një mandat të ri me sistem presidencial, miratuar me referendum në prill të 2017.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet