Erdogan: Është e qartë se Morsi është vrarë, do të bëjmë çmos për ta ndriçuar rastin!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se ata që i mbajnë Turqisë leksione për të drejta dhe liri, heshtin për faktin se vdekja e gjeti Morsin në gjykatën puçiste.

“Ata që na mbajnë leksione për drejtësi, të drejtat dhe liritë, nuk flasin lidhur me faktin se në gjykatën puçiste vdes presidenti i cili është zgjedhur me 52 për qind të votave të popullit egjiptian. Ne nuk do të heshtim”, ka thënë Erdoğan, raporton AA.

Presidenti Erdoğan lidhur me vdekjen e Morsit tha se do të luftojnë që të ndriçohet çështja duke shfrytëzuar deri në fund mundësitë që dalin nga e drejta ndërkombëtare.

“Ashtu siç nuk pranuam të harrohet vrasja e të ndjerit Jamal Khashoggi, nuk do të lejojmë kurrë që të harrohet drama e Morsit”, tha Erdoğan.

Erdoğan gjithashtu u shpreh “Besoj se OKB-ja do ta vendos në axhendë vdekjen e dyshimtë të Morsit dhe do të kërkojë llogari nga përgjegjësit”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet