Erdogan e konfirmon mbështetjen e Turqisë për integrimin e Shqipërisë në BE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dje ka pritur në një takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, transmeton Gazeta e Re.

Sipas një deklarate nga Kryesia e Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, mësohet se në këtë takim janë diskutuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe çështjet rajonale.

Përveç marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve, në këtë takim është biseduar edhe për integrimin e Shqipërisë në BE, konkretisht procesin e hapjes së negociatave, ku presidenti Erdogan, ka konfirmuar edhe njëherë mbështetjen e Turqisë në këtë drejtim.

Në takim ishte i pranishëm edhe ministri turk i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet