Erdogan: Do të fillojnë patrullimet turko-ruse 10 kilometra në brendësi të Sirisë

Presidenti Erdoan tha se 10 kilometra në brendësi të kufirit Turqi-Siri do të fillojnë partullimet turko-ruse.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, pas një takimi të gjatë prej 6 orësh kokë më kokë në rezidencën e presidencës (në Rusi), dolën përpara mikrofonit për një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në fjalimin e tij Presidentit Erdoan tha se tema kryesore e bisedës ishin zhvillimet në Siri dhe shtoi se “Qëllimi ynë është të përforcojmë klimën e stabilitetit dhe ta bëjmë atë të përhershme”.

Presidenti Erdoan në fjalimin e tij tha se Siria, që një periudhë përmendjen me terrorin, me përpjekjen e Turqisë, ka siguruar përsëri qetësinë dhe stabilitetin.

“Jemi një vend që prej 8 vitesh e gjysmë kemi hapur krahët për 350 mijë kurdë, 3 milionë e 650 mijë vëllezër sirianë. Tashmë duhet të hedhim hapa për të shuar mallin e këtyre vëllezërve për atdheun e tyre”, tha Presidenti Erdoan dhe shtoi se me homologun rus, Putin shqyrtuan zhvillimet e fundit në kontekstin e operacionit “Burimi i Paqes”.

Sipas kësaj, elementet e PYD-së në kufirin Turqi-Siri (fraksioni i organizatës separatriste terroriste PKK në Siri), duke filluar nga mesdita e 23 tetorit, brenda 150 orëve, sëbashku me armët e tyre do të tërhiqen 30 kilometra në thellësi (nga kufiri) dhe pas kësaj, në të njëjtin rajon, në 10 kilometra thellësi do të fillojnë patrullimet turko-ruse.

Kurse Vladimir Putin u shpreh se kuptojnë shqetësimet e Turqisë për sigurinë e kufirit dhe shtoi: “E kemi thënë shumë herë se kuptojmë dëshirën e Turqisë për të hedhur hapa në lidhje me sigurinë e saj kombëtare”.

Pas konferencës për shtyp u lexua teksti i marrëveshjes prej 10 pikash. Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), i cili lexoi tekstin, deklaroi se do të ruhet statukoja në territorin e operacionit aktual “Burimi i Paqes”, ku përfshihen dhe Tel-Abyadi dhe Rasulayni i Sirisë.

Operacioni “Burimi i Paqes” që filloi në 9 tetor nga ana e Forcave të Armatosura Turke në lindje të lumit Eufrat në Siri, ishte pezulluar ditën e enjte në kuandër të marrëveshjes së arritur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet