Erdogan: Deri më tani kemi çliruar 1.000 kilometra katrorë në veri të Sirisë, refugjatët kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre

Gjatë operacionit antiterrorist të Turqisë në veri të Sirisë është pastruar një sipërfaqe prej rreth 1.000 kilometash katrorë nga terroristët, njoftoi presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

“Deri në mëngjesin e sotëm, kemi çliruar një sipërfaqe prej 1.000 kilometrash katrorë nga okupimi i organizatës terroriste separatiste”, tha Erdoğan në fjalën e tij në Samitin e Shtatë të Këshillit të Bashkëpunimit të Vendeve Turkofone (Këshilli Turk) në Baku të Azerbajxhanit, raporton AA, përcjell Gazeta e Re.

“Do të luftojmë deri sa veriu i Sirisë të lulëzojë përsëri me burimet e paqes, deri sa t’i arrijmë synimet tona”, shtoi presidenti i Turqisë.

Ai po ashtu tha se Turqia së shpejti do ta shndërrojë në zonë të sigurt rajonin nga Munbixhi deri në kufirin me Irakun dhe do të sigurojë që “në fazën e parë të kthehen me dëshirë të vet një milion refugjatë sirianë, kurse më pas dy milionë”.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet