Erdogan: Bota “prangoset” me fjalët që dalin vetëm nga goja e një vendi

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se struktura që e ‘prangos’ botën me fjalët e thëna nga një vend, nuk mund të jetë e drejtë.

Erdoan mori pjesë në ceremoninë e hedhjes së shortit të Gjykatësve dhe Prokurorëve të rinj, zhvilluar në Qendrën e Kongreseve dhe Kulturës së Popullit brenda Kompleksit Presidencial Beshtepe (Beştepe) në Ankara.

Në fjalimin e rastit Presidenti Erdoan tha: “Nuk mund të jetë i drejtë një botëkuptim dhe strukturë që pretendon se bota nuk është më e madhe se 5 dhe burgos atë të tërën me fjalët që dalin nga goja e një vendi. A ka tani drejtësi në Arakan, Libi, Palestinë, Jerusalem? Ata që thonë se shpërndajnë drejtësi vetëm japin këshilla dhe tradhtojnë njerëzimin”.

Kemi një fjalë: “Bota është më e madhe se 5” të cilën e shprehim në të gjitha platformat ndërkombëtare – tha Erdoan dhe shtoi: “Kjo është një përpjekje për drejtësi. Gjoja 5 vende të përhershme me 15 vende anëtare të përkohshme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara brenda 196 vendeve shpërndajnë drejtësi në botë. Nuk ka diçka të tillë. Në të vërtetë nuk ka drejtësi”.

“Pas mirëpritjes që i bëjmë miliona të arratisurve nga masakrat dhe luftërat në rajonin tonë qëndron drejtësia; respekti ynë për njeriun” u shpreh Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet