Erdogan: Ata nuk mund ta pranojnë faktin që Stambolli ndodhet në duart e turqve dhe myslimanëve

Presidenti Recep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim në ceremoninë e përurimit të godinës së re të Drejtorisë së Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës (MIT) në Stamboll.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se nuk mund të pranojnë faktin që Stambolli ndodhet në duart e popullit turk dhe të myslimanëve.

Në fjalën e tij të mbajtur në ceremoninë e përurimit të godinës së re të Drejtorisë së Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës (MIT) në Stamboll, Presidenti Erdogan tha: “Shohim se edhe pse kanë kaluar shekuj nga ngadhënjimi në Stamboll ata nuk mund të pranojnë që ai ndodhet në duart e popullit turk dhe të myslimanëve”.

Duke vënë në dukje që çdo hap i hedhur çdo aktivitet i Turqisë tërheq vëmendjen e tërë botës, kreu i shtetit turk tha: “Gjatë procesit të hapjes për adhurim të xhamisë së Shën-Sofisë pamë që ka edhe të tillë që nuk mund të pranojnë që Stambolli prej vitit 1453 e këtej është tokë turke”.

Gjatë fjalës së tij Presidenti Erdogan preku edhe në aktivitetet e Shërbimit Informativ Kombëtar në Libi dhe tha: “Inteligjenca dhe mbështetja operative e siguruar nga MIT luan rol në ndryshimin e lojës në ndalimin e përparimit të puçistit Haftar, i cili miratoi mjete ushtarake në vend të një zgjidhjeje politike në Libi. Vendi ynë ka filluar të zërë vendin e tij si një fuqi rajonale dhe globale në të gjitha platformat falë zonës sonë gjithnjë e në rritje të inteligjencës së jashtme”.

Duke vënë në dukje se “Një vend që nuk ka shërbim të inteligjencës është i dënuar me zhdukje”, Presidenti Erdogan tha se u raportua se Turqia ka zhvilluar një sistem më të efektshëm dhe të koordinuar të sigurisë kombëtare përballë kërcënimeve me të cilat përballet.

Recep Tayyip Erdogan theksoi se Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës ka ndërmarrë studime globale në fushat e kriptologjisë, kibernetikës, satelitit dhe inteligjencës së sinjalit.

Ai shtoi se inteligjenca është arma kyçe në luftën e Turqisë së madhe dhe të fortë dhe se ajo do të vazhdojë të jetë e tillë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet