Enciklopedisë italiane i shtohet një fjalë e re “Tottilatria

Edhe pse është tërhequr nga futbolli i luajtur, Francesko Totti mbetet një idhull dhe simbol i Romës, por jo vetëm.

Instituti Trekani, që merret me përditësimin e enciklopedisë së përgjithshme italiane, ka vendosur që të formojë një fjalë të re për ta prëfshirë në fjalor që është “Tottilatria”.

Shpjegimi i kësaj fjale lidhet me këngën që këndojnë ndjekësit e Francesko Tottit, “Një kapiten, që është vetëm kapiten”, një shprehje që nënkupton siguri dhe mbajnë si një simbol të shenjtë ,një lugë për nder të tij.

Simboli i lugës lidhet me mënyrën e ekzekutimit të penalltive nga ish-ylli i Romës dhe i përfaqësueses italiane. Përveç emrit Totti, fjala Latria është një fjalë e huazuar nga greqishtja e lashtë, që përdoret në fjalët e përbëra, për të vlerësuar apo adhuruar diçka. Në këtë rast ky term është përdorur në formë hiperbole.

Kategoritë
FunTë ndryshme

Të ngjajshmet