Emri i profetit, “pushton” Gjermaninë?

Ndryshimet demografike në Evropë, ka kohë qysh se janë bërë objekt i debateve të shumta dhe veçanërisht, rritjes së qëndrimeve ekstremeve, sidomos në rrafshin politik. Djathtistët ekstremë, duke u mbështetur në të dhënat e fundit që i nxjerrin në pah studimet e shumta, po i mëshojnë përherë e më zëshëm idesë “kundër emigrimit” ndërsa këtu kanë parasysh popullsinë muslimane – shkruan Gazeta e Re.

Emri, nuk është se tregon gjithçka për një person, por siç do të thoshte Amin Maalouf, është, megjithatë, një shtresim identitar. Të paktën në përpilim statistikash, sugjeron një lexim në aspektin e ndryshimeve demografike të popullsisë.

Pikërisht, ndryshimet e reja që po ndodhin në kontinentin e vjetër, kanë nxitur debate të shumta, e për rrjedhojë edhe forcimin e djathtizmit ekstrem. Zërat për “nxjerrjen jashtë Evropës” të atyre që s’i përkasin këtij identiteti, janë bërë gjithnjë e më të guximshëm viteve të fundit, ndonëse hë për hë, nuk kanë shumë mjete në dorë. Islamofobia, po ashtu, është pasojë e tërë kësaj.

“Pak ditë më parë Shoqata për Gjuhën Gjermane (GfdS), një organizatë e pavarur politikisht që i kushtohet kultivimit dhe studimit të gjuhës gjermane, publikoi raportin vjetor të emrave më të preferuar për të sapolindurit. Nga të dhënat e përdorura nga 700 regjistra të gjendjes civile kudo nëpër Gjermani, raporti i GfdS theksoi, se emrat më popullorë në Gjermani në vitin 2018 ishin “Marie/Mari” për vajzat dhe “Paul” për djemtë. Renditja merr në konsideratë të gjithë emrat e vënë për të sapolindurit në 2018-n.

Raporti që zakonisht nuk tërheq ndonjë vëmendje, shpejt u kthye në ushqim për një betejë politike mediatike dhe dezinformata, – gjithçka, vetëm sepse 280 nga 22.000 djem të sapolindur në Berlin u ishte vënë njëri – nga të paktën 25 variantet e emrit të parë “Mohamed”. (Emri Mohamed paraqitet me variante të ndryshme të shkruari. shën.red.)” – raporton mediumi gjerman DW.

Sipas raportimeve, debati ka shpërthyer menjëherë pas publikimit të të dhënave, ndërsa jehona e debatit ka kapërcyer kufijtë e vet Gjermanisë.

“Muhamed – më shumë popullor se sa Karl – Heinz” – shkruan gjermania Tagesspiegel – menjëherë pas publikimit të raportit. The Daily Mail, që sipas DW nuk i ka vendosur rezultatet e raportit për emrat në kontekstin e duhur, ka shpejtuar ta vë theksin tek emri Mohamed me një titull provokues: “Mohammed ishte një nga 10 emrat më popullorë për djemtë në 6 nga 16 lande gjermane”.

Pastaj raportohet edhe për një varg reagimesh nga figura të njohura publike, kryesisht nga skena e politikës, të cilët duket që janë alarmuar nga kjo e dhënë.

Megjithatë, të dhënat zyrtare tregojnë që muslimanët në Evropë, hë për hë, përbëjnë pakicën e popullsisë.

“Franca dhe Gjermania kanë popullsitë më të mëdha muslimane në Evropë (të definuara si 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, plus Norvegjia dhe Zvicra). Që nga mesi i vitit 2016, në Francë kishte 5.7 milionë muslimanë (8.8% e popullsisë së vendit) dhe 5 milionë muslimanë në Gjermani (6.1%). Vendi i BE-së në të cilin muslimanët përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë është Qipro: 300,000 muslimanë të kombit ishull, që përbëjnë rreth një të katërtën (25.4%) të popullsisë së saj dhe janë kryesisht turq qipriotë me rrënjë të thella në Qipro” – thuhet në një raport të organizatës së pavarur amerikane Pew Research Center.

Por kush i merr parasysh faktet, ndërsa debati ndizet zjarr?

Por raporti i GfdS-së duket që i ka disa mangësi. Sipas specialistes Gabriele Rodriguez,  raportit i mungon konteksti. Ajo për DW ka thënë se është pjesërisht e vërtetë që emri Mohammed dhe variantet e këtij emri, nga familjet muslimane përdoren si emra të parë, por edhe si emra të dytë dhe të tretë, meqë ka lëfar tradite në këtë aspekt.

Sipas artikullit të mediumit gjerman, emri më popullor për djemtë në Berlim, megjithatë emri Aleksandër. Studimi i GfdS-së ndërkaq, emrin Mohamed e rendit në vendin e 24-tërt të emrave më popullor në Gjermani, duke i marrë parasysh edhe emrat e dytë e të tretë./Gazetaere.com/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreTema e Ditës

Të ngjajshmet