Emre Belözoğlu i jep fund karrierës së tij si futbollist

“Kur isha fëmijë, kisha vetëm një ëndërr në ato rrugët e vogla të bukura të Yedikule İmrahor. Të bëhesha futbollist. Kurrë nuk ëndërrova për asgjë tjetër. Thonë që ‘Fati është i dashuruar me përpjekjen'”, shkroi Belözoğlu në letrën e tij.

Kapiteni i ekipit të Fenerbahçes, Emre Belözoğlu, një nga emrat e rëndësishëm të futbollit turk, në një letër të shkruar njoftoi se i ka dhënë fund karrierës së tij profesionale në futboll, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në letrën e lamtumirës për futbollin që Emre Belözoğlu i dërgoi AA-së thuhet:

“Kur isha fëmijë, kisha vetëm një ëndërr në ato rrugët e vogla të bukura të Yedikule İmrahor. Të bëhesha futbollist. Kurrë nuk ëndërrova për asgjë tjetër. Thonë që ‘Fati është i dashuruar me përpjekjen‘. Kam arritur çdo gjë që kam ëndërruar, jam falënderues për çdo gjë. Që nga sot, duke falënderuar Allahun, unë lë ëndërrën time të futbollit që filloi në ekipin për të vegjël Zeytinburnuspor”.

“Falënderoj klubet Zeytinburnuspor, Galatasaray, Inter, Newcastle United, Atletico Madrid dhe Başakşehir, të gjithë atyre që i janë kushtuar këtyre bashkësive të mëdha, të gjithë drejtuesve të klubeve që unë kam punuar, drejtorëve dhe trajnerëve të ekipeve, punonjësve të ekipeve, futbollistëve që kam luajtur dhe të gjithë shokëve dhe vëllezërve të mi. Çdo moment ka qenë me vlerë, ju faleminderit. Falënderime të pafund për nënën, babanë, motrën dhe bashkëshorten time të dashur si dhe fëmijëve të mi që më dhurojnë qetësi sa herë që i shikoj”, thuhet në letër.

Belözoğlu më tej shkruan: “Dhe Fenerbahçeja e madhe. Unë sot nën hijen e pemës tënde që jo gjithkush e ka fat, po lë një ëndërr, një dashuri me ekipin e Fenerbahçes. Ishte një nder i madh të luftosh me fanellën tënde. Shpreh falënderimet për tifozët e Fenerbahçes të cilët më bënë të ndihem i veçantë kur ecja në rrugë, të cilët kanë qarë dhe kanë qeshur me mua. Nuk do t’iu harroj kurrë. Gjatë kësaj shpreh shumë falënderime për të gjithë drejtuesit, trajnerët, punonjësit e klubit dhe shokët e mi futbollistë me të cilët unë kam punuar”.

“Ishte një nder i madh të luftoja për Fenerbahçen, Allahu ju bekoftë të gjithëve. Po i jap lamtumirë futbollit me të gjitha ato që më kanë mbetur prej tij, gëzime dhe hidhërime. Të gjithë ata që janë të apasionuar pas futbollit do të më kuptojnë. Edhe pse është një vendim i vështirë e di që jeta ka të vërteta. Çdo lamtumirë është me patjetër shkak për një fillim. Po i përfundoj fjalitë e mia duke thënë se për futbollin që e kam filluar me sinqeritet do të vazhdoj të kontriboj me vlerat e mia dhe masën që do më japë Allahu. Allahu qoftë me ju. Mirupafshim”, thuhet në letrën e Belözoğlu-t.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet