Emre Belözoğlu do të mungojë kundër Francës për shkak të lëndimit

Belözoğlu do të mungojë në ndeshjen e së hënës kundër Francës në fazën kualifikuese për UEFA Euro 2020 pasi pësoi një frakturë në brinjë, njoftoi Federata e Futbollit e Turqisë.

Mesfushori veteran i kombëtares turke të futbollit Emre Belözoğlu nuk do të jetë në gjendje të luajë kundër Francës për shkak të dëmtimit të brinjëve.

39-vjeçari Belözoğlu do të mungojë në një ndeshje vendimtare kundër Francës në fazën kualifikuese për UEFA Euro 2020 pasi pësoi një frakturë në brinjë, thuhet në një deklaratë së Federatës së Futbollit të Turqisë.

Turqia do të përballet me Francën në Stade de France në kuadër të Grupit H të hënën.

Pas fitores së së premtes kundër Shqipërisë me rezultatin 1-0, Turqia mbetet në krye të Grupit H me 18 pikë.

Franca po ashtu ka 18 pikë në vendin e dytë, ndërsa Islanda radhitet e treta me 12 pikë të tubuara. Ndërkaq, Shqipëria gjendet në vendin e katërt me nëntë pikë.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet