Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka folur pas dështimit të 49-të të seancës për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, i cili tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk e jep postin e kryeparlamentarit.
Ai tha se nuk pret sot marrëveshje mes Kurtit e Limajt.
“Pak besoj që do të ketë marrëveshje duke e njohur Albin Kurtin, jam skeptik. Ai ka kogja problem me dhënë kryetarin e Kuvendit”, tha Reçica,
Deputeti i PDK-së nuk u deklarua nëse ka votë për kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nëse propozohet të hënën për kryekuvendar, kur u pyet nga gazetarët. /Reporteri.net/.