Elisabeta II dhe princi Filip festojnë 70 vjetorin e martesës

Më 20 nëntor, Mbretëresha Elisabeta II dhe princi Filip do të festojnë 70 vjetorin e martesës.

Asnjë ngjarje nuk është parashikuar për të festuar këtë ditë të madhe, dhe se bashkëshortët do të qëndrojnë në familje, njoftoi për median një zëdhënës i pallatit të Buckingham. Këmbanat e manastirit në Westminster, ku ata u bashkuan, do të bien në orën 13:00 sipas kohës lokale.

Në shtatë dekada martesë, çifti mbretëror pati katër fëmijë, tetë nipër dhe pesë stërnipër.

Në moshën 96 vjeçare, princi Filip u tërhoq këtë verë nga angazhimet zyrtare . Aktualisht ai po shijon kohën e lirë për të lexuar dhe pikturuar.

Nga ana e saj, mbretëresha 91 vjeçare, po ia beson funksionet djalit të saj Charles, 69 vjeç.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet