Eksportuesit turq fillojnë një fushatë të re

“Ne presim që eksportet tona, të cilat ishin 36 milionë tonë në vitin 2000, të arrijnë në 200 milionë tonë në vitin 2023”, tha Gülle

İsmail Gülle, kreu i Asamblesë së Eksportuesve Turq (TIM), ka bërë të ditur se kanë filluar një fushatë të re në përputhje me reformat e njoftuara nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne presim që eksportet tona, të cilat ishin 36 milionë tonë në vitin 2000, të arrijnë në 200 milionë tonë në vitin 2023”, tha Gülle në një njoftim të lëshuar nga TIM.

Duke theksuar se eksportet arritën në 146 milionë tonë në vitin 2019, Gülle tha se “me eksportet turke në rritje, nevoja për logjistikë po rritet dukshëm” dhe se vendet rivale e ndërtojnë të gjithë strategjinë e tyre mbi këtë.

“Për shembull, përderisa Kina dorëzon produktet e saj në të gjithë botën në 15 ditë me tren, ne nuk jemi akoma në gjendje t’i dorëzojmë produktet tona në vendet evropiane, që janë 2 deri në 3 mijë kilometra larg, në më pak se një javë”, tha Gülle.

Duke përmendur shifra kombëtare, ai tha se ngarkesa ajrore për eksport është në rënie, ndërsa ngarkesat hekurudhore janë në rritje.

Prandaj, theksoi ai, duhet të investohet në hekurudha efikase.

Gülle shtoi se në Turqi midis viteve 2014 dhe 2019 ngarkesat e anijeve janë rritur nga 53,4 për qind në 60,3 për qind.

Kategoritë
BotaLajme