Eksportuesi i armëve ruse: Dërgesa e sistemit S-400 në Turqi është gati

Kreu i kompanisë eksportuese ruse të armëve Rosoboronexport, Alexander Mikheev, ka bërë të ditur se të gjitha masat paraprake për dërgimin e sistemit të mbrojtjes raketore S-400 në Turqi janë të përfunduara.

Siç raporton agjencia ruse e lajmeve Interfax, Mikheev tha se Rusia ka pranuar pagesën për raketat e mbrojtjes ajrore, fabrikimin e harduerit dhe përfundimin e trajnimit të personelit ushtarak turk që do të operojë ato, transmeton AA.

Ai konfirmoi njoftimin e djeshëm të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, i cili paralajmëroi se dorëzimi i sistemit S-400 do të fillojë në muajin korrik.

Tensionet ndërmjet SHBA-ve dhe Turqisë muajve të fundit janë rritur, me Turqinë që do të fillojë të pranojë sistemin e avancuar të raketave ajrore S-400 për të cilën Washingtoni thotë se do të rrezikojë rolin e Turqisë në programin e avionit F-35 dhe mund të shkaktojë sanksione në Kongres.

Turqia mori vendimin për të blerë sistemin S-400 në vitin 2017, pas përpjekjeve të dështuara për të blerë raketat e mbrojtjes ajrore nga SHBA.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet