Eksperti amerikan: Marrëveshja Kosovë-Serbi ekziston, Kurti nuk do të mund ta ndryshojë

Ish-zyrtari Amerikan i Departamentit të Shtetit dhe analisti, James Hooper, ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë ekziston, dhe se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk do të mund ta ndryshojë këtë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai ka thënë se tha se një marrëveshje Kosovë-Serbi ekziston, por vështirësia është te zbatimi i saj.

Tutje, ai ka folur se marrëveshja kryesore mes dy vendeve veçse është arritur dhe se Kurti, nuk do të mund ta ndryshojë këtë.

“Kjo do të jetë vështirësia për Kosovën dhe mendoj në veçanti për zotin Kurti, sepse ai shihet si dikush që ka marrë një pozicion të linjës së ashpër. Ai do të zbulojë se në fakt ka tashmë një marrëveshje dhe se nuk do të jetë në gjendje t’i ndryshojë këto kushte. Nuk bëhet fjalë thjesht të kërkohet që Serbia të japë më shumë. Kjo do të ishte më e thjeshta. Në fakt serbët mund të thonë që kosovarët duhet të japin më shumë. Kjo ndodh gjithmonë në negociata”, ka thënë Hooper.

Hooper, i cili ka përvojë në negociatat diplomatike dhe në çështjet e Ballkanit, ka folur edhe rreth idesë për ndryshimin e terrirotereve, i cili ka thënë nuk mund të arrihet një marrëveshje gjithpërfshirëse pa shkëmbime territoriale.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet