Ekskluzive: Sylejman Çerkezi zgjidhet kryetar i ri i Partisë së Drejtësisë

Sylejman Çerkezi zgjidhet kryetar i ri i Partisë së Drejtësisë.

Me vetëm dy vota kundër dhe të tjerat pro, si dhe pas tërheqjes nga gara e kandidatit tjetër Avni Tafilit, Sylejman Çerkezi fiton besimin për udhëheqjen e PD-së.

Kuvendi i jashtëzakonshëm i PD-së, i cili u mbajt në orët e vona të datës 28. 09. 2016, ndër pikat e rendit të ditës kishte edhe çështjen e përzgjedhjes së Kryetarit të Partisë.

Abdullah Klinaku (kryetar), Jeton Sfirca (anëtar), Selvete Shurdhani (anëtare) dhe Mimoza Ibrahimi (anëtare), u zgjodhën pjesë kryesisë së punës së këtij kuvendi. Nën praninë e 112 delegatëve, u aprovuan edhe pikat e rendit të ditës. Kuvendi i jashtëzakonshëm i mbylli punimet me zgjedhjen e kryetarit, që rezultoi me qenë Sylejman Çerkezi, njëri ndër udhëheqsit dhe themeluesit e parë të PD-së.

/gazetaere.com/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet