Ekonomia e Gjermanisë shënon ulje të lehtë

Agjencia shtetërore e statistikave Destatis tha të mërkurën se rënia e eksportit ka shkaktuar probleme në prodhim, ndërsa kërkesa e konsumatorëve dhe shpenzimet qeveritare në vend kanë mbështetur ekonominë.

Ekonomia gjermane shënoi rënie me 0,1 për qind në tremujorin e dytë, ndërsa konfliktet dhe problemet të tregtisë globale në industrinë e automobilistike i shkaktuan vështirësi ekonomisë më të madhe të Evropës.

Agjencia shtetërore e statistikave Destatis tha të mërkurën se rënia e eksportit ka shkaktuar probleme në prodhim, ndërsa kërkesa e konsumatorëve dhe shpenzimet qeveritare në vend kanë mbështetur ekonominë.

Ekonomia e Gjermanisë po përballet me zhvillime negative, pasi industria e saj e automobilave, një nga shtyllat kryesore të rritjes, përballet me sfida lidhur me standardet më të ashpra të emetimeve në Evropë dhe Kinë.

Industria gjithashtu ka vuajtur nga konflikti tregtar SHBA-Kinë që ka shtuar tarifat për makinat e prodhuara nga kompanitë gjermane në SHBA dhe të dërguara në Kinë, ndërsa pasiguria për kushtet e daljes së planifikuar të Britanisë nga BE ka shtuar besimin.

Kategoritë
Ekonomi

Të ngjajshmet