Ekipi kinez që do të matë lartësinë e majës Everest arrin në destinacion

Një grup prej 30 personash në mesin e të cilëve ekspertë dhe alpinistë, kanë përfunduar udhëtimin e tyre në malin e kufirit nepalo-kinez

Ekipi kinez i eksplorimit që më 7 maj u nis për të matur lartësinë e Malit Everest, maja më e lartë në botë, ka arritur në destinacion, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në agjencinë e lajmeve zyrtare të Kinës, Xinhua, një grup prej 30 personash në mesin e të cilëve ekspertë të matjes nga Ministria e Burimeve Natyrore dhe alpinistë, kanë përfunduar udhëtimin e tyre në malin e kufirit nepalo-kinez.

Ekipi në majë do të zhvillojë matjen e malit me sinjalet e Sistemit Global të Pozicionimit (GPS) që vijnë nga satelitët dhe mjete dhe pajisje në tokë si gravitimetri që mat gravitetin specifik.

Gjithashtu ekipi do të bëjë punime për përcaktimin e burimeve natyrore.

Kina më parë në vitet 1975 dhe 2005 kishte matur Everestin.

Në atë periudhë lartësia e malit ishte matur 8.848 metra e 13 centimetra dhe 8.844 metra 43 centimetra përkatësisht.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme

Të ngjajshmet