Ekipet gjermane të futbollit do të veshin fanella kundër urrejtjes dhe racizmit

Federata Gjermane e Futbollit të premten njoftoi se pothuajse të gjitha ekipet e divizionit, gjyqtarët dhe fëmijët që shoqërojnë lojtarët në fushë do të veshin fanella me moton “kartoni i kuq për racizmin”

Ekipet e futbollit në Kategorinë e tretë të Gjermanisë do të veshin fanella speciale kundër urrejtjes, racizmit dhe diskriminimit këtë fundjavë pas sulmit terrorist racist në Hanau dhe abuzimit racist në kampionat një javë më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Federata Gjermane e Futbollit njoftoi se pothuajse të gjitha ekipet e divizionit, gjyqtarët dhe fëmijët që shoqërojnë lojtarët në fushë do të veshin fanella me moton “kartoni i kuq për racizmin”.

Gjithashtu do të mbahet një minutë heshtje dhe do të vendosen lule për viktimat dhe familjet e prekura nga sulmi në Hanau, ku një gjerman i armatosur i të djathtës ekstreme vrau nëntë persona me prejardhje të huaj.

“Ne qëndrojmë së bashku kundër kujtdo që sulmon vlerat tona”, tha presidenti i federatës gjermane Fritz Keller, duke iu referuar reagimit të tifozëve kur një përkrahës i Preussen Münster brohoriti si majmun ndaj mbrojtësit të Würzburger Kickers, Leroy Kwadwo të premten e kaluar.

Tifozët e Münster brohoritën: “Nazistët jashtë! Nazistët jashtë! ” duke detyruan tifozin të largohej.

“Reagimi dhe uniteti i tifozëve, si dhe klubeve është mbresëlënëse, ashtu që menjëherë pas episodit të turpshëm në Münster dhe tani, sa i përket vazhdimit të luftës kundër racizmit”, tha Keller.

Federata Gjermane e Futbollit përshkroi sulmet fatale në Hanau si “një sulm ndaj bindjeve tona më të thella dhe me këtë edhe ndaj vetvetes”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet