Egjipt, dënohen me burgim të përjetshëm liderët e Vëllazërisë Muslimane

Kryetari i trupës gjyqësore të Gjykatës Penale në Kajro, Muhamed Sirin Fehmi, në seancën e sotme njoftoi se Muhamed Bedii dhe 10 persona të tjerë drejtues të Ihvan janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Gjykata egjiptiane dënoi me burgim të përjetshëm 11 të akuzuar, përfshirë Muhamed Bedii, Kryetarin e Këshillit Udhëzues të Organizatës së Vëllazërisë Muslimane (Ihvan), në çështjen e njohur si “spiunazh në emër të Hamas”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të televizionit shtetëror egjiptian, kryetari i trupës gjyqësore të Gjykatës Penale në Kajro, Muhamed Sirin Fehmi, në seancën e sotme njoftoi se Muhamed Bedii dhe 10 persona të tjerë drejtues të Ihvan janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Po ashtu u njoftua se emri i presidentit të parë të vendit të zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Morsi, është fshirë nga lista e të akuzuarve për shkak të vdekjes së tij. Ndërkohë avokati i Morsit nuk ka bërë ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.

Në çështjen në fjalë, përveç Bediit, u gjykuan edhe emra të rëndësishëm të organizatës, si Hajrat Shatir, nënkryetari i Këshillit Udhëzues të Ihvan, Muhamed al-Biltaci, babai i dëshmores Esma, ish-presidenti i parlamentit egjiptian, Saad al-Ketetni si dhe Isam Iryan.

Prokuroria ka akuzuar të pandehurit për “spiunazh në emër të organizatave të huaja, zbulimin e sekreteve kombëtare të vendit dhe ndihmesë për organizatat e huaja terroriste me qëllimin për të organizuar sulme të armatosura në territorin e vendit”, por të akuzuarit i kanë mohuar këto akuza të drejtuara ndaj tyre.

Ish-Presidenti Egjiptian, Mohamed Morsi, gjatë gjykimit të kësaj çështje më 17 qershor i ra të fikët dhe më pas humbi jetën në spitalin ku ai u dërgua.

Sipas ligjit egjiptian, burgimi i përjetshëm është 25 vjet.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet