Efekti pozitiv i taksave, Dogana për dy muaj me 6,6% më shumë të hyra

Gjatë periudhës dy mujore të këtij të hyrat e përgjithshme të inkasuar nga Dogana e Kosovës në total arritën vlerën prej rreth 141,2 milionë, gjë që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit që lamë pas, paraqet një rritje prej rritje në shumë prej 8,7 milionë ose shprehur në përqindje 6,6% më shumë.

Sipas Doganës, ndikim në të hyrat e grumbulluara gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe MSA, pakoja fiskale që i referohet lirimet nga taksat në import për prodhuesit.

“Ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 7,5 milionë euro nga 5,2 milionë euro që ishte në dy mujorin e vitit të kaluar, derisa ndikimi në të hyra i pakos fiskale për prodhues rreth 10,8 milionë euro nga 7,6 milionë euro që ishte vitin e kaluar. Gjithashtu një zhvillim tjetër me rëndësi është edhe rritja e numrit të kompanive prodhuese që përdorin procedurat e autorizuara sipas pakos fiskale, vitin e kaluar kishim 252 kompani të autorizuara derisa tani ky numër ka arritur në 353 kompani të autorizuara. Përkundër të gjitha këtyre ndikimeve në të hyra e grumbulluara nga dogana, ne kemi vazhduar me performancë të lartë në inkasimin e të hyrave për periudhën raportuese janar-shkurt 2019”, thuhet në komunikatën e doganës.

Kategoritë
EkonomiLajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet