Edicioni jubilar i 90-të i Oscar: Fitues filmi “The Shape of Water“

Në teatrin “Dolby” në Hollywood, mbrëmë u mbajt ndarja jubilare e 90-të e Oscar-it, çmimi më prestigjioz në industrinë e filmit, ndërsa prej gjithsej 13 nominimeve, filmi “Forma e Ujit” fitoi katër statuja të arit.

Filmi i regjisorit Guillerma del Tora “The Shape of Water“ (Forma e Ujit) është shpallur filmi më i mirë në ndarjen e 90-të të çmimeve të Akademisë Amerikane për Arte dhe Shkenca të Filmit.

Në teatrin “Dolby” në Hollywood, mbrëmë u mbajt ndarja jubilare e 90-të e Oscar-it, çmimi më prestigjioz në industrinë e filmit, ndërsa prej gjithsej 13 nominimeve, filmi “Forma e Ujit” fitoi katër statuja të arit.

Drama e mrekullueshme romantike për një pastruese memece, e punësuar në laborator, e cila dashurohet në një krijesë të pazakontë lumi, fitoi Oscar në kategoritë: filmi më i mirë, regjia më e mirë, skenografia dhe muzika origjinale.

Oscar-i për regji iu nda drejtorit, skenaristit, producentit dhe shkrimtarit meksikan Guillermo del Torre për “The Shape of Water”, (Forma e Ujit), ndërsa Oscar-i për rolin më të mirë iu nda Gary Oldman për rolin në “Darkest Hour” dhe Frances McDormand për rolin në “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri “.

James Ivory fitoi Oscar për skenarin më të mirë të adaptuar për filmin “Call me by Your Name”, për skenar original fitoi Jordan Peele për filmin “Get out”.

Filmi Fanta-shkencor “Blade Runner” fitoi Oscar për fotografinë dhe efektet vizuele.

Në kategorinë e filmave më të mirë të animuar të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër Oscar fituan “Coco” dhe “Dear Basketball”.

Dokumentari amerikan i Frank Stiefel për artisten Mindy Alperkoja “Heaven Is a Traffic Jam on the 405” fitoi Oscar-in në kategorinë e filmit dokumentar të metrazhit të shkurtër.

“Silent Child”, film britanik për një vajzë të shurdhër katërvjeçare që punonjësi social mëson gjuhën e shenjave, është filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër.

Edicionin jubilar të 90-të të ndarjes së Oscar-it e moderoi komediani Jimmy Kimmel i cili potencoi për skandalet gjithnjë më të shpeshta të dhunës seksuale në botën e shou-biznesit.

Duke kujtuar se ndarja e parë e Oscar-ve para saktë nëntë dekakadave zgjati vetëm 15 minuta, para saktësisht dhjetë dekadave, Kimmel në mënyrë simpatike tregoi se fituesit e ardhshëm të çmimeve duhet që fjalimet t’i mbajnë më shkurtë./AA

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet