Edicioni i 9-të i Chopin po përmbyllet me performancën e pianistit Giovanni Belluci

Pianisti i njohur Italian, Giovani Bellucci, i cili konsiderohet si më i rëndësishmi prej pianistëve të kohës së tij, po performon në natën përmbyllëse të edicionit të 9-të të “Chopin Piano Fest”.

Në këtë mbrëmje këtë mbrëmje ai u shfaq në skenë bashkë me Orkestrën e Filarmonisë së Kosovës, në një koncert të drejtuar nga dirigjenti gjerman Brian Videnoff.

Drejtoresha e festivalit Besa Luzha bëri prezantimin e Bellucit në hapje të kocnertit dhe vuri në pah interesimin e madh për performancen e Bellucit. Ajo tha se edhe ky koncert dëshmon nevojën për një sallë të koncerteve ngase ka interesim të madh për to.

 

“Vazhdimisht jemi anku për mungesën e një sallë të koncerteve sepse siç po e shihni njerëzit po mbledhen, të interesuarit, dhe shpresojmë që edicionin e 10-të të një festivali kaq të lartë ta realizojmë në një sallë të mirëfilltë koncentrale”, ka thënë Luzha.

Koncerti po mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, e cila është e mbushur përplot me adhurues të muzikës klasike. Disa madje kanë qëndruar në këmbë për ta përcjellë përformancën e Bellucit dhe Orkestrës së Filarmonisësë Kosovës.

Belluci po performon dy vepra të njohura. Një të Ludwig Van Beethoven dhe tjetrën të Franz Schubert.

Performanca e tij u mundësua përmes bashkëpunimit të organizatorëve të festivalit “Chopin” me Ambasadën Italiane në Prishtinë.

Ambasadori italian në Prishtinë,  Piero Cristoforo Sardi në hapje të koncertit tha që është i lumtur që kanë arritur këtë bashkëpunim me festivalin “Chopin Piano Fest”.

 

“Si italian besojmë se kultura është vlerë dhe mënyrë e mirë për të ndërtuar marrëdhënie diplomatike, dhe ne jemi më të vërtetë të lumtur që e kemi realizuar këtë koncert”, ka thënë ambasadori italian në Prishtinë Cristoforo Sardi.

Me këtë performancë po përmbyllet edicioni i nëntë i festivalit “Chopin”. Këtë vit ky festival arriti të jap adhuruesve të muzikës klasike plot 14 koncerte, të mbajtura nga 5 deri me 24 prill 2018.

Në përmbyllje të festivalit mori pjesë edhe ambasadori amerikan Greg Delawie, dhe personalitete nga sfera diplomatike, artistike, politike dhe arsimore në Kosovë. / KosovaPress

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet