Edhe skuadra e Ferizajit testohet për Covid-19

Gjatë ditës së sotme kanë vazhduar testimet e skuadrave kosovare për koronavirus.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vet skuadra e Ferizajit nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.

“Futbollistët, stafi teknik dhe personeli i klubit janë nënshtruar testeve në mëngjesin e së Shtunës në Institutin e Shëndetit Publik në Ferizaj, rezultat e testeve janë dërguar ne Prishtinë dhe së shpejti priten te ne dhanë përgjigjeje e testeve”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Ferizajit.

Kategoritë
LajmeSport

Të ngjajshmet