Edhe shqiptarët marrin pjesë në protestat e Parisit por për një arsyeje tjetër, ja për çfarë…

Prej më shumë se tre javë të ashtuquajturit “jelekët e verdhë” protestojnë kundër rritjes së çmimit të naftës, por edhe rritjes së taksave.

Protesta e zhvilluara Champs-Elysee janë shoqëruar me dhunë dhe arrestime.

Pas qytetarëve në protesta janë bashkëngjitur edhe shoferët e ambulancave të cilët kanë ankesa të shumta për kushtet të rënda të punës, por ajo se çfarë e mërziti më së shumti qeverinë Macron ishte lajmërimi i gjimnazistëve të cilët po ashtu deklaruan se do të bashkëngjiten protestave për ta kërkuar reforma në arsim.

Sipas një lajmi të agjencisë “Presheva Jonë”, gjatë fundjavës në mesin e protestuesve ka pasur edhe qindra shqiptarë kryesisht nga Kosova. Ne Francë sidomos në Paris sot jetojnë dhe veprojnë mbi 100 mijë shqiptarë. Vetëm vitin e kaluar 7630 shqiptarë kanë kërkuar azil në Francë. Por shqiptarët në Paris protestuan kundër solidarizimit të Presidenti francez, Emmanuel Macron për projektin serbomëdha të Vuçiqit për ndarjen e Kosovës dhe kundër politikës për azil në Francë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet