Edhe shqiptarët e Turqisë u bashkohen programeve përkujtimore për 15 Korrikun

Edhe shqiptarët e Turqisë u bashkohen programeve përkujtimore për 15 Korrikun

Me rastin e përvjetorit të parë të tentativës për grusht shtet më 15 korrik të vitit të kaluar në Turqi nga organizata terroriste gyleniste FETO, me miliona qytetare turq, kaluan fundjavën nëpër programe të ndryshme festive.

Këto programe përkujtimore u organizuan pothuajse në të gjitha qytetet e Turqisë. Programeve të organizuara nga shteti iu bashkuan edhe shqiptarët që jetojnë në Turqi.

Pjesëmarrja më e madhe e shqiptareve u vërejt kryesisht në qytetin e  Izmirit dhe Stambollit, pjesë e atmosferës festive u bënë edhe turqit me prejardhje shqiptare që jetojnë në Bursa të Turqisë.

Programet për shënimin e përvjetorit të tentativës për grusht shtet, filluan të premten e javës se kaluar dhe zgjaten 3 ditë. Ato përfunduan në mesnatën e së dielës, transmeton Gazeta e Re.

 

 

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet