Edhe Shqipëra ka tashmë një të punësuar në kompaninë Samsung

Kompanisë së mirënjohur botërore, Samsung i bashkohet si i punësuar Durim Klaiqi, një student shqiptar i vitit të dytë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Aty ai mban pozicionin si Theme Designer, duke u bërë kështu shqiptari i parë që bëhet pjesë e stafit të kësaj kompanie. Klaiqi arriti të bëhet pjesë e kësaj kompanie pasi kishte përpiluar një portofol që jepte shembuj konceptual për stilin e dizajnit, e cila u vlerësua pozitivisht nga ekipi i Samsung në dy pika kryesore, dizajn kualitativ dhe një trajtë unike e dizajnit.

Klaiqi është duke punuar në sektorin e kësaj kompanie, të quajtur “Samsung Themes”, i cili është një shërbim që ofron personalizimin e pajisjes Android, përmes ndërrimit të User Interface. Samsung Themes ose Theme Store, është vendi ku shkarkohen pa pagesë ose edhe vendi ku blihen themes, wallpapers apo sete të ikonave, ku tani ai ka filluar edhe të publikojë dizenjimet e para.

Duke folur mbi rrjedhën e punës, e cila rezultoi me punësim pranë Samsung, ai tha se është i lumtur që arriti të bëhet pjesë e këtij gjiganti botëror, në të njëjtën kohë kur akoma është student i nivelit bachelor.

Durim Klaiqi është vetëm një ndër shqiptarët e shumtë që kanë arritur të bëhen pjesë e kompanive të mëdha nga të gjitha vendet e botës, që tashmë i kanë kaluar kufijtë shtetërorë dhe janë shndërruar në marka të njohura ndërkombëtarisht. Edhe WhatsApp ka pjesë të stafit tashmë prej dy vitesh shqiptarin e mirënjohur Aleksandër Bello.

Kategoritë
LajmeRajoni