Edhe prodhimi, edhe çmimet në bujqësi shënojnë rritje

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar indeksin e çmimeve të prodhimeve dhe çmimet në bujqësi për tremujorin e parë të sivjetshëm (TM1 2019).

ASK-ja ka bërë ndërrimin e vitit bazë të indeksit nga 2010=100 në 2015=100 sipas metodologjisë së Eurostatit.

Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vendet të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.

Prodhimet, të cilat krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë.

Në tremujorin e parë të vitit 2019, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka shënuar një rritje për 3.31%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018, kurse indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 17.57%, thekson raporti.

Ndërkaq, Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 6.37%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018.

Për më shumë informata lidhur me Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi, për TM1 2019 (2015=100), klikoni këtu.

Kategoritë
Ekonomi

Të ngjajshmet