Edhe një fitore tjetër për Liverpoolin

Fitoret e Liverpoolit tashmë janë bërë zakonë, kjo pasi që kampioni anglez po tregon kualitet mjaftë të lartë në ndeshje.

Mirëpo kësaj radhe nuk ishte Liverpooli, ekipi që shënuan të parët, këtë e bëri futbollisti Williems në minutën e 7’ i cili e dërgoi skuadrën e Newcastle në epërsi.

Epërsia e Newcastle zgjati për 21 minuta, deri sa Mane arriti ta barazoj rezultatin në minutën e 28’ me një gol mjaftë të bukurë.

Mane ishte ai që edhe e dërgoi skuadrën e Liverpoolit në epërsi pasi shënoi përsëri në minutën e 40’.

E asesi nuk mund të mungonte edhe Salah i cili pasi u asistua nga Firmino arriti të shënoj në minutën e 72’ për rezultatin 3-1, e me këtë rezultat përfundoi edhe ndeshja.

Në ndeshje u inkuadrua edhe Xherdan Shaqiri mirëpo vetëm në minutën e 84’, i cili e zëvendësoi Wijnaldumin./Indeksonline/.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet