Edhe 10 komuna i thonë ‘PO’ Ditës Olimpike 2019

Edhe tetë komuna tjera të Kosovës i kanë thënë ‘PO’ organizimit të Ditës Olimpike 2019, pas takimit të mbajtur mes drejtuesve të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe drejtorëve të Drejtorive të Sportit në Komuna të Kosovës.

Në takimin me presidentin e KOK-ut, Besim Hasani, sekretarin e përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, dhe anëtarin e Bordit Ekzekutiv, Ramadan Selimi, morën pjesë drejtorët e Drejtorive të Sportit në komunat e Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt, Podujevës, Vushtrrisë, Deçanit, Obiliqit dhe Junikut.

Të gjitha këto komuna diskutuan detajet me drejtuesit e KOK-ut për organizimin e kësaj dite, në të cilën marrin pjesë fëmijët e lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës (2008).

Para këtyre komunave, konfirmimin e kanë bërë edhe 13 komuna tjera, si dhe komuna e Prizrenit dhe Mitrovicës, të cilat edhe vitin e kaluar e kishin organizuat Ditën Olimpike 2018, e që të gjitha e kanë quar në 23 numrin e komunave që bashkërisht me KOK-un do të organizojnë Ditën Olimpike 2019.

Dita Olimpike këtë vit organizohet më 27 maj, ndërsa për shumë komuna do të jetë hera e parë që i bashkohen këtij projekti.

Kategoritë
Lajmet KryesoreSport

Të ngjajshmet