E tmerrshme, gjilpëra brenda luleshtrydheve

Blen një tas me luleshtrydhe në supermarket, por brenda frutave bën një zbulim shokues. Në disa prej kokrrave janë gjetur gjilpëra të holla, të cilat janë shumë të rrezikshme nëse gëlltiten. Lajmi është denoncuar nga Joshua Gane, që ishte me një mikun e tij në makinë dhe bëri zbulimin e tmerrshëm.

Ai kishte blerë një tas me luleshtrydhe në një supermarket në  Queensland të Australisë. Furnizuesi i supermarketeve Woolworths e ka car çështjen autoritetet policore, të cilët janë duke hetuar për rastin në fjalë. Luleshtrydhet vinin nga një fermë në Queensland.

Disa luleshtrydhe përmbanin gjilpëra të vogla dhe sipas autoriteteve janë vendosur aty qëllimisht për të dëmtuar konsumatorët.

Sipas asaj që raporton Daily Mail policia ka nxjerrë një njoftim që të gjithë personat që kanë konsumuar luleshtrydhe të shkojnë tek mjeku sepse mund të kenë gëlltitur ndonjë gjilpërë dhe kjo është mjaft e rrezikshme për shëndetin.

Kategoritë
Të ndryshme

Të ngjajshmet