E thotë edhe Edi Rama: Dorëheqja e Haradinajt ishte për çështje politike dhe taktike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama folur për herë të parë më konkretisht për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës, kështu duke e quajtur lëvizje taktike dhe politike këtë.

Rama ka deklaruar se dorëheqja e Haradinajt është një çështje taktike dhe politike nga ana e tij për të shkuar në Hagë.

Ai ka thënë se lufta e UÇK’së nuk mund të zhbëhet dhe as nuk mund të tjetërsohet nga këto akuza që po bëhen nga Gjykata Speciale.

“Është gjëja më normale më duket mua, se te lufta e UÇK-së përfshihet dhe Ramush Haradinaj dhe jep apo jo dorëheqjen është një çështje politike dhe taktike. Në raport me luftën unë e konsideroj Ramush Haradinaj dhe Jakup Krasniqin si anëtarë të një lufte çlirimtare, e cila nuk mund të zhbëhet dhe as nuk mund të tjetërsohet nga këto akuza”, ka thënë Rama, shkruan Gazeta Metro.

Kreu i Qeverisë reagoi një ditë pas dorëheqjes së Haradinaj nëpërmjet një postimi të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”, ku tha se ftesa për protagonistët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet