E pranon deputeti i LDK-së: Më mirë të rrimë në opozitë

Deputeti nga radhët e LDK-së Driton Selmanaj ka thënë se partia e tij nuk ka vendosur ende për një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen.

Sipas tij, do të ishte mirë që partia e tij të qëndrojë në opozitë ngase ashtu ka vendosur elektorati në zgjedhjet e fundit.

“Në emrin tim personal po e them këtë, për LDK-në është shumë e shëndetshme të shkojë në opozitëë, sepse elektorati na e tregoi neve vendin dhe na vendosi si partinë e tretë, përkundër asaj që unë mendoj se kjo ka qenë e padrejtë sepse janë bërë punë të mira”, ka thënë Selmanaj në një intervistë për Bota Sot.

Tutje, ai ka thënë se do të ishte mirë që të hyjnë në koalicion ata që rrëzuan Qeverinë Mustafa, duke iu referuar Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionit PDK-AAK-N ISMA, përcjellë Gazeta e Re.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendiZgjedhjet Parlamentare 2017

Të ngjajshmet