“E papranueshme që nuk ka zhvillim në procesin për ekstradimin e Fetullah Gülen”

“Në kuadër të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe marrëveshjeve të nënshkruara nga të dyja vendet deri më tani duhet të ndërmerreshin hapa. Është e pamundur të pranojmë që nuk ka ende zhvillime në këtë drejtim”, tha Gül.

Ministri turk i Drejtësisë, Abdulhamit Gül, në lidhje me procesin e ekstradimit të kreut të Organizatës terroriste FETÖ, Fetullah Gülen ka deklaruar se “Është e pamundur të pranojmë që nuk ka ende zhvillime në këtë drejtim”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Gül ka zhvilluar një takim në Washington me homologun amerikan William Barr. Lidhur me këtë takim dhe takimet e tjera gjatë një mbledhjeje me gazetarët e mediave turke tha se fillimisht ka marrë pjesë në ditën turke në New York dhe më pas ka vizituar xhaminë e djegur në New Haven. Ai ka shprehur kënaqësinë që është takuar me qytetarët turq që jetojnë në SHBA.

Në lidhje me takimin e zhvilluar me William Barr, ministri Gül tha se “Kemi diskutuar çështjet që lidhen me marrëveshjen e ndihmës gjyqësore mes SHBA-ve dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Ishte një takim shumë efikas dhe i dobishëm. Shpresoj që të arrihen rezultate të mira”.

“Në kuadër të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe marrëveshjeve të nënshkruara nga të dyja vendet deri më tani duhet të ndërmerreshin hapa. Është e pamundur të pranojmë që nuk ka ende zhvillime në këtë drejtim. Gjithashtu nuk mund të pranojmë që çështja ende nuk i është referuar autoriteteve gjyqësore edhe pse provat, dokumentet dhe kërkesat e ekstradimit janë të paraqitura nga autoritetet gjyqësore turke tek ato të SHBA-ve”, tha Gül duke bërë të ditur se kanë biseduar për procesin e ekstradimit të kreut të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gülen.

“Homologu amerikan pak kohë më parë ka filluar detyrën e tij. Sigurisht që pritshmëria jonë është që të ndodhë një zhvillim pozitiv bashkë me paraqitjen e provave të reja. Të gjitha provat e gjetura gjatë fazës së gjykimit u janë përcjellë autoriteteve këtu”, tha Gül.

“Pra, ne kërkojmë atë që duhet të jetë në një shtet ligjor. Kërkojmë që të realizohet ekstradimi i (kreut të FETO-s) dhe të përmbushen kërkesat e autoriteteve gjyqësore turke. Dua të besoj se do të ketë një punim më të ndjeshëm në këtë periudhë mbi këtë çështje. Së bashku ne po e ndjekim procesin nga afër”, tha ministri turk.

Ndër të tjera pasi ka informuar se kanë biseduar edhe në lidhje me çështjen e shkollave të FETO-s në SHBA, Gül shtoi se institucionet dhe personat përkatës disa muaj më parë kanë marrë informacione gjithëpërfshirëse nga bashkëbiseduesit e tyre turq për këtë temë.

“Në lidhje me këtë çështje vazhdon hetimi nga autoritetet amerikane. Edhe ne presim që ky proces të përfundojë në një mënyrë pozitive në emër të Turqisë”, tha Gül.

Ndërsa në pyetjen nëse ka ardhur në rend dite në bisedë çështja e bankës Halkbank, Gül u përgjigj: “Kemi diskutuar pothuajse të gjitha çështjet gjyqësore mes Turqisë dhe SHBA-së. Sigurisht që kemi patur edhe vlerësime në këtë kontekst”.

“Ne kemi ndarë mendimin tonë se bazat e dialogut mes dy vendeve duhet të jenë gjithmonë të hapura. Turqia, teksa vazhdon luftën kundër terrorizmit, i cili është kërcënim i përbashkët i njerëzimit është një vend që ligjin ia ka caktuar vetes si një busull. Në këtë kontekst, patëm rastin të ndajmë shumë çështje mes dy vendeve. Në bisedimet tona kemi përcjellë pritshmëritë e popullit turk dhe pozicionin e Turqisë. Në këtë kuptim, kemi zhvilluar takime të suksesshme dhe produktive”, theksoi Gül.

Pasi ka përmendur edhe ndihmën gjyqësore mes Turqisë dhe SHBA-së, Gül tha se SHBA-së i janë përmbushuar kërkesat ligjore që ka bërë ndaj Turqisë në kuadër të ndihmës gjyqësore dhe po e njëjta gjë pritet edhe nga SHBA-ja.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet