E padit Radoiçiq, Trajkoviq: Mafia në fund ka vendosur të respektojë institucionet e shtetit

Nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiq ka paditur Rada Trajkoviqin ‘për shkelje të nderit dhe reputacionit’ përpara Gjykatës së Lartë të Beogradit, duke kërkuar kompensim prej pesë milionë dinarësh ose mbi 42 mijë euro.

Kreu i Lëvizjes Evropiane të Serbëve në Kosovë ka thënë për mediat serbe se do të mbrohet me një poligraf, pasi presidenti Aleksandar Vuçiq e respekton më së shumti këtë metodë.

“Radoiçiq gjithashtu kaloi poligrafin me akuzat për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ku ai pretendoi se ishte plotësisht i pastër. Në poligraf, e vërteta është njëqind për qind”, tha Rada Trajkoviq.

Trajkoviq tha se “nuk priste një proces gjyqësor nga nënkryetari i Listës Serbe” në asnjë rrethanë.

“Ai padyshim vlerësoi se gjyqësori është në shërbim të mafies, por unë ende besoj në gjyqësor. Më në fund, mafia ka vendosur të respektojë institucionet e shtetit dhe ne do të shohim nëse ato institucione funksionojnë në të mirë të mafies, “shpjegon Trajkoviq, duke shtuar se procesi gjyqësor, para zgjedhjeve të Kosovës, e shoqëron rastin e Ivanoviq disi në kohë.

“Ata filluan ta ndiqnin atë përmes procedurave gjyqësore, dhe përfunduan me vrasjen. Kjo është ndoshta rruga e tyre, por unë kam frikë vetëm nga Zoti dhe askush tjetër, “përfundoi Trajkoviq.

Avokati i  Trajkoviq Vladimir Gajiq konsiderons e padia është vetëm vazhdim i frikësimit të saj nga vetë Milan Radoiçiq.

“Këtë e vendos në kontekstin e faktit se prokuroria pothuajse e hodhi poshtë ankesën penale të Rada Trajkoviq, e cila ishte e lidhur me procedurat në Prishtinë dhe në lidhje me komentet e saj dhe reagimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe Marko Gjuriq, ku ata haptas e quanin atë se ajo është një dëshmitare dhe një person, për shkak të të cilës në burg ndodhen disa të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Më pas, siç dihet, policia bëri një vlerësim të sigurisë dhe vlerësoi se jeta e saj ishte e rrezikuar dhe për disa muaj ajo ishte nën mbrojtjen e MPB-së serbe. Shtroj pyetjen – dhe nga kush është ajo në rrezik? Në këtë kontekst, gjithashtu, unë e shoh këtë padi, që përfundimisht të vendoset përmes procedurave civile se reputacioni i Radoiçiq është komprometuar nga deklaratat e saj në lidhje me motivet e atyre që vranë Oliver Ivanoviqin. Çfarë reputacioni mund të ketë një i arratisur i dyshuar në një rast të tillë si vrasja e Oliver Ivanoviqit. Ne do t’ia lëmë këtë gjykatës ta vlerësojë,” tha avokati Gajiq.

Ai thekson se gjithçka që lidhet me Rada Trajkoviçin dhe këtë sulm të orkestruar ndaj saj ka të bëjë me situatën politike në Kosovë.

Të pyetur pse procedurat janë në pritje para Gjykatës së Lartë në Beograd, jo në Prishtinë, avokati i Trajkoviqit, si dhe avokati i Milan Radoiçiq, Goran Petronijeviq, thonë se sepse prokurori dhe i pandehuri e kanë Serbinë si vendbanimin e tyre.

Procedimi gjyqësor kundër Trajkoviq kryesisht citon deklarata që ajo bëri në dy vjetët e fundit për të përditshmen Danas dhe televizionin N1.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet