E motra kandidon për kryeministre, mbreti refuzon: Nuk është kushtetuese

Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn përpiqet që të pengojmë motrën e tij më të madhe në moshë që të kandidojë për kryeministre në zgjedhjet e marsit.

Ai e ka cilësuar kandidaturën e së motrës si të papërshtatshme dhe antikushtetuese. Princesha Ubolratana Rajakanya Sirivadhana Barnavadi, 67-vjeçe, e habiti kombin kur njoftoi të premten se do të ishte kandidatja e parë për kryeministre në partinë që aderon dhe që është në opozitë.

Kandidatja për kryeministre u kërcënua menjëherë nga një grusht shteti. Kjo nuk ishte e mjaftueshme për të rrëzuar vendimin e princeshës.  Mbreti dhe njëkohësisht vëllai i saj tha se do ta dërgojë çështjen në Komisionin Zgjedhor për ta përjashtuar atë nga kandidimi.

“Tailanda ka qenë një monarki kushtetuese që nga viti 1932 dhe familja mbretërore ka mjaft ndikim mbi popullin e tij. Përfshirja e një anëtari të  familjes mbretërore në politikë konsiderohet shumë e papërshtatshme”, tha mbreti në një deklaratë.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet