E moshuara e infektuar me Covid kërkon të heqë maskën për t’i thënë vajzës “Të dua”, për herë të fundit

Një ngjarje prekëse ka ndodhur në një spital në Angli. Nënë e bijë të infektuara nga Covid-19 ishin shtruar për të marrë mjekimin e duhur për të mposhtur koronavirusin.

Maria Rico,76 vjeç ndryshe nga vajza e saj po kalonte orët e fundit të jetës dhe ka kërkuar që maska që mbante nën kujdesin intensiv t’i hiqej në mënyrë që t’i tregonte vajzës së saj se e donte për herë të fundit.

Anabel Sharma, 49 vjeçe, ndau një foto prekëse duke mbajtur duart me mamanë e saj, pasi Maria kishte nënshkruar dëshirat e saj të varrimit.

Ajo humbi jetën një ditë pasi fotoja u publikua.

Anabel tha se mamaja e saj kishte thënë gjithçka që do të donit të dëgjonit të thoshte një prind para se të vdiste.

“Isha me të vërtetë me fat. Pasi u bë ajo fotografi, mamaja ime duhej të kthehej në shtratin e saj sepse ata e kishin hequr nga kujdesi mjekësor që të vinte të fliste me mua“– tha Anabel.

“Kur mjekët na morën tek mamaja, ajo i pyeti nëse mund t’i hiqnin maskën dhe ata i thanë ‘sa më shpejt që ta bëjmë këtë sepse nuk do të kesh shumë kohë’.”

Kategoritë
BotaLajme