E lë shkrimtarin, lidhet me biznesmenin: Supermodelja braziliane nuk i ndahet turqve

Ish-modelja e Victoria Secret, Adriana Lima u fotografua e kapur për dore me biznesmenin turk Emir Uyar teksa eksploronin ishullin e famshëm Mykonos, në Greqi.

Modelja 38-vjeçare kishte veshur një fustan të gjatë rozë të kombinuar me sandale të zeza dhe një çantë të vogël.

I dashuri i ri i Limës, Emirit Uyar ka në pronësi një numër të madh hotelesh dhe është anëtar i Turkey’s Permak Group.

Ai është i njohur për miqësitë me persona të famshëm, dhe për organizimin e festave luksoze, të cilat frekuentohen nga Lindsay Lohan dhe Paris Hilton.

Kjo është lidhja e parë zyrtare e Adrianas, pas ndarjes nga i dashuri turk, shkrimtari Metin Hara në fillim të këtij viti.

Kategoritë
FunTë ndryshme

Të ngjajshmet