E lanë në shtëpi, qeni merr autobusin dhe gjen pronarët (Video)

Ai ngjitet në autobus dhe ulet në sedilje, duke i bërë pasagjerët e tjerë që të qeshin, pasi Vince nuk është një udhëtar i zakonshëm , por një qen i zi e madje s’ka as biletë, për atje ku po shkon.

Por misteri zbulohet pas pak minutash, në semaforin e radhës, kur automjeti është i rrethuar nga një kamion i mbushur me njerëz dhe nga atje lëshohet një thirrje: “Vince”.

My sister on her way home found this cutie riding a jeepney looking anxious and then this happens………#Vince

Publiée par Nova Tapuyao sur Vendredi 2 novembre 2018

Dhe Vince është pikërisht ia, qeni i zi që u la vetëm në shtëpi nga familja e tij, anëtarët e së cilës u nisën për një udhëtim. Qeni mori autobusin dhe i arriti ata teksa pronarët e tij mbetën të habitur.

Kjo ndodhi në Cebu, në Filipine.

“Ai është mësuar të hipë në autobus, por gjithmonë me ne”, shpjegojnë pronarët e tij për mediat lokale, pasi videoja e Vinces është bërë virale në rrjetet sociale.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet