E lajmëron motrën në Polici se mban armë pa leje

Policia në Podujevë njofton se një person ka lajmëruar se motra e tij është parë në oborrin e shtëpisë së tij me një armë në dorë.

Patrulla policore ka ndaluar të dyshuarën dhe gjatë verifikimit dhe kontrollimit në trup i është gjetur dhe konfiskuar arma-revole e llojit “Beretta” me katër fishekë kal. 7.65 mm. E dyshuara pas shoqërimit dhe intervistimit në Polici me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet