E konfirmon edhe ShBA-ja: Irani na goditi bazën ajrore me dhjetëra raketa

Trupat amerikane të stacionuara në bazën e Ayn al-Asad në Irak, raportohet se u sulmuan me 9 raketa balistike të shkrepura nga ushtria irakiane, transmeton Gazeta e Re.

Sipas kanalit Arabiya, një sulm me raketa balistike u krye në bazën ajrore të Ayn al-Asadit në provincën Anbar të Irakut, ku ishin vendosur trupat amerikane.

Korrespodenti i SkyNews raportoi se sulmi nuk ishte nga territori iranian por nga brenda kufijve të Irakut.

Televizioni shtetëror iranian njofton se “Hakmarrja e parë për gjeneralin Kasım Suleymani ka filluar”.

Agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve Fars e Iranit publikoi imazhet e sulmit.

https://www.facebook.com/gazetaerepluss/videos/2507501329490216/

Një zyrtar i lartë i Pentagonit tha se më shumë se 6 raketa u sulmuan në bazën e Ayn al-Asad dhe se ata nuk kishin asnjë informacion mbi të vdekurit dhe të plagosurit.

Ndryshe, pas vrasjes së gjeneralit Iranian Qassem Soleimani në Bagdad,  milicitë në Irak kanë kërcënuar hakmarrjen ndaj forcave amerikane.

Vlen të theksohet se parlamenti i Irakut votoi për dëbimin e trupave amerikane nga vendi.

Kategoritë
BotaLajme