E kobshme në Rrugën e Kombit: familja kosovare shuhet në aksident, tre fëmijë mes viktimave

Një aksident i rëndë në Rrugën e Kombit shuajti një familje nga Kosova mbrëmjen e kësaj të enjteje.

Një Citroen në të cilën po udhëtonte një familja Avdiaj me banim në Zvicër, e drejtuar nga kryefamiljari, u përplas me një kamion me targa kosovare, ku si pasojë mbetën të vdekur: Anjeza Avdiaj 34 vjeçe, Medina Avdiaj 5 vjeçe, Klejdi Koçi 11 vjeç dhe Violeta Avdiaj 3 vjeçe.

Ende po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe të detajeve të tjera të aksidentit fatal.

Kategoritë
LajmeVendi