‘E kishte kapur për këmbëve dhe e kishte zhveshur në mal’, detaje si 42 vjeçari tentoi ta dhunonte fqinjën në Podujevë

Më 25 shtator të këtij viti, në orët e mëngjesit ndodhi një ngjarje e trishtë për M.H., me aftësi të kufizuara mendore nga fshati Gërdoc i Komunës së Podujevës, të cilën tentoi ta dhunonte seksualisht fqinji i saj, A.R, 42 vjeçar. Ndaj tij, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë për veprën penale dhunimi në tentativë nga neni 227 i Kodit Penal të Kosovës lidhur me nenin 28 të këtij Kodi.

Në vendin e quajtur “Kodrina” të fshatit Gërdoc të Podujevës, Prokuroria akuzon A.R., se ka tentuar ta dhunojë seksualisht viktimën M.H., duke e ditur se ka aftësi të kufizuara mendore.

Mirëpo si ndodhi kjo ngjarje në mëngjesin e 25 shtatorit?

Në aktakuzën e siguruar nga Sinjali thuhet se në orën 08:30 të mëngjesit, në vendin “Kodrina” të këtij fshati, viktima ka deklaruar se ishte duke i ruajtur bagëtitë në një livadh së bashku me xhaxhain e saj (emër i njohur për redaksinë), kur ai i tha se po largohej për të shkuar deri në shtëpi për të ngrënë bukë.

Gjatë kohës sa viktima ishte e vetme, bagëtitë ishin larguar në drejtim të malit dhe M.H., kishte shkuar për t’i kthyer, por aty ndodhi kjo ngjarje e tmerrshme për të.

Fqiu A.R., e kishte kapur për këmbëve dhe e kishte zhveshur deri te gjunjtë, ndërsa derisa ai ishte duke e kryer aktin seksual, në aktakuzë thuhet se në vendin e ngjarjes kishte arritur xhaxhai i saj, i cili i kishte bërtitur atij, duke i thënë: “çka po ban o pis!”. A.R., më pas ishte larguar në drejtim të malit.

Lidhur me veprën për të cilën akuzohet, i akuzuari nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për t’u deklaruar, duke u mbrojtur kështu në heshtje.

Prokuroria Themelore në Prishtinë propozon që të akuzuarit, A.R., t’i vazhdohet paraburgimi pasi që konsiderohet se ende ekzistojnë shkaqe për këtë masë sigurie.

Kategoritë
LajmeVendi