Dy të vdekurit e mbrëmshëm në Gjakovë, varrosen bashkë

Për ngjarjen e mbrëmshme që tronditi Gjakovën por edhe gjithë Kosovën, ku një person u vra dhe një tjetër u vetëvra, po zbardhen akoma detaje.

Siç mëson gazetametro.net, dy të vdekurit ishin kushëri të afërt e që bartnin edhe mbiemrin e njëjtë. Për këtë, edhe varrimi i nesërm do të jetë i përbashkët, e madje edhe e pamja për ta do të bëhet në të njëjtin vend.

Ndonëse Policia nuk dha shumë detaje, ka qenë një dëshmitar okular i cili del të jetë pronari ku ndodhi vrasje e më pas vetëvrasja, i cili ka rrëfyer momentin kritik, shkruan gazetametro.net.

Dëshmitari ka treguar se Krist Memaj kishte tentuar ta vriste në fillim vetën, por ishte ndaluar nga kushëriri i tij, Pjetër Memaj.

Si pasojë e këtij konflikti, Krist Memaj që posedonte revole në ato momente ka shtënë mbi kushëririn që kishte dashur ta parandalonte vetëvrasjen e tij, e më pas kishte qëlluar edhe veten.

Ndryshe, rasti i rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në fshatin Jahoc të Gjakovës.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet