Dy librat e rinj të autorit Osman Goranci do të promovohen në Prizren

Dy librat e rinj të autorit Osman Goranci, ”ZONJA ME MASKË” – e zhanrit Dramë dhe ”AUFWIEDERSEHEN herr DILI” – Komedi, do të promovohen më 22.06.2019, duke filluar nga ora 18:00 në ambientet e Shtëpisë së Kulturës ”Xhemajli Berisha” në qytetin e Prizrenit.

Organizimi bëhet nga SHOQATA PËR KULTURË DHE ART ”FIDANI” – Prizren.

Osman Goranci ka edhe dhjetra shfaqje të vëna në skenën teatrale, në teatrot profesioniste dhe në teatrot amatore në Prizren, Prishtinë, Vushtrri, Suharekë, Gjilan dhe Mitrovicë.

Osman Goranci ka marrë edhe disa çmime për dramë në Gjilan, Prishtinë dhe Prizren.

Veprat e botuara  të Gorancit janë:

  • Ikën me errësirën – Dramë, 2011, SHB ”SAS”, Prishtinë
  • Kur treni vonohet – Komedi, 2011, SHB ”SAS”, Prishtinë
  • Muaji i mjaltit – Komedi, 2017, SHB ”FIDANI”, Prizren
  • Gruaja e drejtorit – Komedi, 2017, SHB ”FIDANI”, Prizren

dhe këto të fundit që do të promovohen të shtunën:

  • Zonja me maskë – Dramë, 2018, SHB ”FIDANI”, Prizren
  • AUFWIEDERSEHEN herr DILI – Komedi, 2019, SHB ”FIDANI”, Prizren /gazetaletrare

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet