Dy deputetë bullgarë janë infektuar me koronavirus

Dy deputetë bullgare janë infektuar me koronavirusin e ri.

Kryetarja e grupit parlamentar të partisë së qendrës së djathtë në pushtet GERB, Daniela Daritkova dhe një anëtare tjetër e partisë, Daniela Maleshkova, u konfirmuan më 2 prill se kishin COVID-19.

Testet pozitive u raportuan një ditë pasi të gjithë ligjvënësit bullgarë u udhëzuan të bëjnë testime pasi një deputet rezultoi pozitiv me COVID-19.

Hasan Ademov, një anëtar i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (MRF), doli pozitiv për COVID-19, tha kryetarja e Asamblesë Kombëtare Tsveta Karayancheva, më 31 mars.

Pavarësisht nga tre rastet, Asambleja Kombëtare me 240 anëtarë është planifikuar të mblidhet më 3 prill, për të diskutuar një projektligj të buxhetit të shtetit, të propozuar nga qeveria.

“Bota po përballet me një sfidë të madhe, një luftë që po vret shumë viktima të pafajshme”, tha kryeministri bullgar, Boyko Borissov, në rrjetin social Facebook.

Në Bullgari janë identifikuar 457 raste me koronavirus dhe 10 vdekje.

Vendi ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme që nga data 13 mars.

Shkollat dhe shumica e dyqaneve janë të mbyllura.

Qeveria ka propozuar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 13 maj.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet