Duka tregon kur do të bëhet përurimi i Arenës Kombëtare

Kombëtarja e Shqipërisë shumë shpejt do të bëhet me një stadium modern.

Presidenti i FSHF-së Armando Duka ka njoftuar që gjatë vitit 2019 Shqipëria do të luajë në Arenën Kombëtare.

Stadiumi që ka disa vite që është në ndërtim, shumë shpejt do të jetë shtëpia e re e kombëtares kuqezi.

“Stadiumi plotëson të gjitha kushtet për mediat dhe të gjithë. Është një prezantim dinjitoz jo vetëm i futbollit por edhe Shqipërisë”, tha Duka. “Mezi po presim që ta inagurojmë në 2019. Gjithashtu edhe kjo është e rëndësishme. Ky projekt i shtëpisë së futbollit shqiptar. Projekti është i financuar 100% nga FIFA”.

“Objektivi i stadiumit është që ne në mars të luajmë. Nuk mund të them 100%. Gjithsesi varet edhe nga shorti i dhjetorit nëse ne do të luajmë në shtëpi apo jo”, ka theksuar numri një i FSHF-së.

Kategoritë
LajmeRajoniSport

Të ngjajshmet