Dua Lipa udhëton për në Turqi, do të mbajë një koncert në Antalja

Këngëtarja e famshme me origjine shqiptare, Dua Lipa, do të mbajë një koncert të plotë në qytetin turistik të Turqisë, Antalja.

Koncerti do të mbahet më 14 gusht në kuadër të festivalit “Regnum Live in Concert” në hotelin e njohur “Regnum Carya Belek”.

Ndryshe, për Dua Lipën sukseset nuk kanë të ndalur tashmë një muaj pas publikimit të këngës së re “IDGAF”, ajo ka arritur të mbledhë mbi 100 milionë shikime në You Tube. Pra 100 milionë klikime për një muaj për këngën “IDGAF”.

Kjo dëshmon edhe një herë suksesin e madh të Dua Lipës dhe depërtimin e saj në gjithë botën, ku kujtojmë se “New Rules” i Lipës i dalë në korrik, deri tani ka mbi 1 miliard klikime vetëm në YouTube, ndërsa suksesi i saj e ka shpallur atë, si këngëtaren më të dëgjuar në Britani të Madhe vitin e kaluar. /Gazetaere.com/

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet

  • Ahmeti reagon për “veteranët e rrejshëm”

    Kryetari i komunës së Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj publikimeve ku thuhet se 19,000 veteranë të rrejshëm përfshihen në draft aktakuzën e prokurorit Elez Blakaj...
  • Dy milionë muslimanë pritet të nisin Haxhin

    Dy milionë muslimanë pritet të mbërrijnë javën e ardhshme në Arabinë Saudite për pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit. Këtë vit do të marrin pjesë edhe pelegrinët nga Irani, autoritetet...
  • Pesë shpjegime mbi krizën ShBA-Turqi

    Pak muaj më parë, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë i ngjanin qetësisë që i paraprin një stuhie. Shkak ishte mbajtja në burg e një pastori amerikan, që akuzohet se...
  • Divorci dhe liria e grave

    Divorci mund të mos jetë ajo që e dëshirojnë, por çifteve ndonjëherë nuk u mbetet zgjidhje më e mirë. Rekomandohet si opsion, veçanërisht, për t’i shmangur pasojat e mëdha...